Arbëri

Vdiq gazetari dhe publicisti Artur Zheji

Artur Zheji KOHA

Artur Zheji (1961-2025)

Ka vdekur gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Artur Zheji.

Siç kanë shkruar mediat në Shqipëri, Zheji vdiq në Sarandë pas një sulmi kardiak. Sipas raportimeve, Zhuji ka qenë në pushime me familjen kur ka pësuar sulm. Ai është dërguar pa shenja jete në spital.

Mediat në Shqipëri kanë cituar Policinë që ka njoftuar se rasti ka ndodhur në afërsi të një restoranti në rrugën “Butrinti” pasditen e së shtunës. Sipas Policisë, Zheji vdiq gjatë rrugës për në spital.

Zheji ka udhëhequr emisione të shumta televizive në Shqipëri. Zheji ka qenë edhe drejtues në Radio Televizionin Shqiptar e në gazetën Mapo. Që nga viti 2017, ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë, i cili transmetohej në televizionin ABC News.

Artur Zheji ka qenë edhe korrespodent i KOHËS javore më 1994 nga Roma.

Ai u lind më 29 gusht 1961. Ishte i biri i autorit Petro Zheji e aktores Besa Imamit.