Auto

Rriten për 16% shitjet e Fordit në SHBA gjatë prillit

Ford

Foto: Associated Press

Kompania amerikane e automjeteve Ford Motor ka raportuar të enjten një rritje prej 16 për qind në shitjet e automjeteve në SHBA për muajin prill, e ndihmuar nga kërkesa e fortë për kamionë dhe programi i saji çmimeve për punonjësit, raportoi Reuters.

Megjithatë, shitjet e automjeteve elektrike ranë me 40 për qind.

Kërkesa për automjete ka mbetur e fortë, teksa konsumatorët përpiqen t’i blejnë shpejt ato përpara se çmimet të rriten potencialisht pas politikave tarifore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Fordi njoftoi zbritje në shumë modele në prill, duke u mbështetur në inventarin e saj të shëndetshëm për t'u ofruar klientëve mijëra dollarë zbritje, derisa konkurrentët kanë rritur çmimet për të absorbuar kostot e tarifave.