Bora ka regjistruar tjetër fitore të rëndësishme në elitën e basketbollit kosovar.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Bora e mposhti Rahovecin 029 në udhëtim, 85:77.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët nuk patën telashe në këtë fitore duke i fituar tre çerekët e parë, ndërsa i fundit i takoi Rahovecit 029, por pa mjaftuar për ta shmangur disfatën.
27:21 dhe 27:22 fitoi Bora në dy çerekët e parë, ndërsa 16:11 përfundoi periudha e tretë në të mirë të skuadrës prishtinase. Vendësit në dhjetë minutat e fundit fituan 23:15.
Shaquan Jules ishte më i dalluari në fitore me 14 pikë, tetë kërcime e dy asistime. Rrezart Memedi shkëlqeu po ashtu me 20 pikë, dy kërcime e dy asistime në fitore.
J’von Mccorrmick pati statistikat më të mira te skuadra rahovecase me 27 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime.
Bora mbetet e treta me 34 pikë, pas 12 fitoreve e 10 disfatave, kurse Rahoveci 029 në vendin e tetë, përkatësisht të fundit, ka 29 pikë me shtatë fitore e 15 humbje.