GO+Peja i ka dhënë fund ecurisë prej pesë disfatave radhazi.
Peja të shtunën mbrëma është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja në palestrën “Karagaçi” e mposhti thellë Rahovecin 029 me rezultatin 92:60.
Peja i fitoi të katër çerekët me rezultatet 25:19, 19:17, 23:15 dhe 25:9.
Rahoveci 029 është në krizë të thellë të rezultateve. Ka shtatë disfata radhazi.
Më i dalluari te Peja ishte Oshowen Williams me 21 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime.
U veçua edhe Cesare Edwards me 12 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Lojë të mirë te Rahoveci 029 kishte Julian Roche me katër pikë, 13 kërcime dhe një asistim.