GO+Peja e ka shënuar fitoren e katërt rresht këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja të dielën në kuadër të xhiros së katërt në palestrën “Karagaqi” fitoi 87:79 ndaj Rahovecit 029.
Për skuadrën e Rahovecit 029 ishte disfata e tretë radhazi. Ka edhe një fitore.
Peja i fitoi dy çerekët e parë, 20:16 dhe 28:21 duke shkuar kështu në pushim me 11 pikë epërsi.
Dy çerekët e fundit i fitoi Rahoveci 029 por me rezultat të ngushë, 19:18 dhe 23:21.
Te Peja u veçua Alan Herndon me 13 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Lojë të mirë kishte edhe Cesare Edwards që pati 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.
Julian Roche te Rahoveci 029 kishte 17 pikë dhe nëntë kërcime.