Gjermania është gjysmëfinalistja e fundit e Eurobasketit 2025.
Të mërkurën mbrëma në Riga të Letonisë, gjermanët e fituan ndeshjen shumë dramatike ndaj Sllovenisë.
Sllovenët krijuan epërsi prej 11 pikëve në çerekun e parë, ndërsa ishin në avantazh edhe pas çerekut të dytë dhe të tretë.
Por gjermanët e pandalshëm nuk u dorëzuan dhe bën rikthim të madh në çerekun e katërt për fitoren 99:91.
Gjermaninë e udhëhoqi Daniel Theis me 15 pikë e nëntë kërcime.
Franz Wagner i kishte 23 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.
Dennis Schroder e përfundoi ndeshjen me 20 pikë e shtatë asistime.
Luka Donçiq u dallua te Sllovenia me 39 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan.
Gjermania në gjysmëfinale përballet me Finlandë.
Turqia e Greqia përballen në gjysmëfinalen tjetër.