Gjermania është kualifikuar në çerekfinale të Eurobasketit.
Gjermanët fituan 85:58 ndaj Portugalisë, të shtunën në Riga të Letonisë, ndonëse patën telashe gjatë ndeshjes.
Dallimi u bë vetëm në çerekun e katërt.
Franz Wagner udhëhoqi Gjermaninë me 16 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Isaac Bonga i kishte 15 pikë e shtatë kërcime.
16 pikë i realizoi edhe Dennis Schroder, por që dështoi në shtatë tentimet për tri pikë. Në fakt Gjermania qëlloi vetëm dhjetë prej 36 tentimeve për tri pikë dhe kjo i solli telashe.