Disa dronë rusë në një sulm masiv gjatë natës në Ukrainë më 13 shkurt fluturuan mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, e njëri prej tyre u rrëzua, derisa një tjetër shpërtheu, kanë njoftuar mediat moldaviane.
Siç transmeton KyivIndependent, njëri dron u përplas pranë fshatit Chumai në rrethin Taraclia, e tjetri shpërtheu mes qytetit Ceadir.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet e Moldavisë konfirmuan dronin me origjinë ruse, duke bërë me dije se për këtë janë njoftuar edhe autoritetet e Rusisë.
Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, dronët e Rusisë janë rrëzuar në mënyrë të përsëritur në territorin moldav dhe raketat kanë shkelur disa herë hapësirën e saj ajrore.