Botë

Lirohen të gjitha pengjet e gjalla izraelite që mbaheshin nga Hamasi

Pengjet izraelite

Foto: Associated Press

Të gjithë pengjet e gjalla izraelite janë liruar nga Hamasi, thotë grupi i armatosur palestinez. Trupat e pengjeve të tjera do të dorëzohen më vonë, ka shtuar grupi. Si kujtesë, 20 pengje të gjalla duhej të dorëzoheshin sot, teksa pritet lirimi edhe i 28 trupave në ditët në vijim.

Izraeli ka konfirmuar emrat e shtatë pengjeve të para që janë liruar nga Hamasi në mëngjesin e të hënës. 

Eitan Mor, Gali Berman, Ziv Berman, Omri Miran, Alon Ohel, Guy Gilboa-Dalal dhe Matan Angrest janë liruar. 

Ministria e Jashtme e Izraelit I ka postuar emrat në rrjete sociale me shkrimin “Mirë se vini në shtëpi”. 

Pengjet janë larguar nga Gaza nëpërmjet veturave të Kryqit të Kuq e më pas janë marrë nga Ushtria e Izraelit. Të hënën do të lirohen 20 pengje të gjalla. 

Izraeli liron të burgosurit palestinezë

3 o. më parë / 13 tet 2025 12:30
Izraeli

Photo: Associated Press

Disa autobusë me të burgosur palestinezë kanë mbërritur të hënën në mesditë në Ramallah, kryeqytetin de facto të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Siç ishte planifikuar, Izraeli do të lironte 1,700 të arrestuar në Gazë dhe po ashtu 250 të burgosur palestinezë të cilët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm.

Lirimi po ndodh pak pasi Hamasi ka liruar të gjithë 20 pengjet e gjalla që mbante në Gazë, që nga sulmi i 7 tetorit të vitit 2023, i cili u bë shkak që Izraeli të niste ofensivën në Rripin e Gazës.

Publikohen pamjet e pengjeve të para izraelite të liruar

5 o. më parë / 13 tet 2025 10:29
Pengjet izraelite

Zyra e shtypit e qeverisë izraelite ka publikuar imazhe të shtatë pengjeve të para izraelite të liruara nga Hamasi mëngjesin e së hënës.

Në fotografinë më poshtë shihen vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Bermam:

Një fotografi tjetër tregon pengun e liruar Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua nga robëria e Hamasit mëngjesin e së hënës.

Në këtë fotografi shihet Eitan Mor, i cili thuhet se punonte si roje sigurie në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor në tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe u morën peng 251.

Guy Gilboa-Dalal është fotografuar gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes. Ai ishte në festivalin Nova dy vjet më parë, duke kërcyer me vëllain e tij në një pemishte vetëm pak kilometra larg Gazës. Pak më pas, ai u rrëmbye nga Hamasi.

Dhe një fotografi e Matan Angrest duke folur me një oficer të IDF-së pas lirimit të tij nga robëria e Hamasit këtë mëngjes:

Hamasi dorëzon edhe 13 pengje të tjera izraelite

5 o. më parë / 13 tet 2025 10:21
Izrael

Photo: Associated Press

Mediat izraelite kanë raportuar se grupi i dytë prej 13 pengjesh i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazën jugore dhe janë duke u kthyer në Izrael.

Hamasi ka liruar të hënën në mëngjes fillimisht shtatë pengje, sipas marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump javën e kaluar.

Ndërkohë, Trumpi ka mbërritur të hënën në Izrael dhe pritet që gjatë ditës t’i drejtohet parlamentit izraelit.