Botë

Japonia e gatshme të kontribuojë në garanci të sigurisë për Ukrainën

Shigeru Ishiba

Foto: Associated Press

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka thënë se vendi i tij do të marrë pjesë në garantimin e sigurisë së Ukrainës, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë për atë që do të përfshinte kjo, raportoi Nippon.

"Ne do të diskutojmë plotësisht se çfarë mund dhe duhet të bëjë kombi ynë, duke përfshirë edhe nga perspektivat e ligjeve dhe kapaciteteve, dhe do të luajmë një rol të përshtatshëm", u ka thënë Ishiba gazetarëve të martën në zyrën e tij në Tokio, raporton CNN.

Megjithatë, Ishiba ka theksuar se Japonia "nuk është në fazën ku mund të japë detaje" në lidhje me mbështetjen që mund t'i ofrojë Ukrainës.

Ndonëse nuk është anëtare formale e NATO-s, Japonia punon ngushtë me aleancën ushtarake, dhe komentet e Ishibës janë një masë se sa vende perëndimore janë të përgatitura të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës në rast të një agresioni të ardhshëm rus, pasi të arrihet një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund pushtimit të Moskës.

Pas takimit të së hënës me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësit evropianë kanë diskutuar se si mund t'i ofrojnë garanci sigurie Ukrainës në të ardhmen, duke përfshirë edhe vendosjen e një force paqeruajtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të hënën se 30 vende, përfshirë Japoninë - po punojnë për një kornizë për të mbështetur sigurinë e Ukrainës pas një armëpushimi ose një marrëveshjeje të plotë paqeje midis Kievit dhe Moskës.

Ndërkohë, presidenti Trump e ka përjashtuar mundësinë që SHBA-ja të dërgojë trupa në Ukrainë. 

Lexo përditësimet tjera
trump

Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit