Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake.
Në një fjalim televiziv të paparalajmëruar natën vonë me kohën lokale, ai ka thënë se vendimi është marrë për të larguar lëvizjet pro-Koresë së Veriut nga vendi, dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal.
Ai ka shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t'i drejtohej ligjit ushtarak, por nuk ka bërë të ditur se cilat masa specifike do të merren.
Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap ka raportuar se lideri i Partisë Demokratike e cila është pjesë e opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka thënë se shpallja e ligjit ushtarak është jokushtetuese.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë ligjvënësve nga partia e tij që të mblidhen në parlament për të votuar kundër deklaratës, por raportet e fundit nga Seuli thonë se autobusët e policisë janë futur për të bllokuar hyrjen në ndërtesën e parlamentit.
Yonhap ka raportuar gjithashtu se Han Dong-hoon, kreu i Partisë së Pushtetit Popullor në pushtet, anëtar i së cilës është presidenti Yoon Suk Yeol, është zotuar gjithashtu të bllokojë deklaratën, duke e përshkruar atë si "të gabuar".
Ligji ushtarak është një rregull i përkohshëm nga autoritetet ushtarake në kohë emergjente, kur autoritetet civile konsiderohen të paafta për të funksionuar.
Zbatimi i ligjit ushtarak mund të ketë ndikime të tjera ligjore, të tilla si pezullimi i të drejtave civile dhe zgjerimi i ligjit ushtarak.
Hera e fundit që ligji ushtarak u shpall në Korenë e Jugut ishte në vitin 1979 pas vrasjes së diktatorit të atëhershëm Park Chung Hee.
Qeveria jugkoreane shfuqizon gjendjen ushtarake që u shpall nga presidenti
Qeveria e Koresë së Jugut ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake që e kishte vendosur presidenti Yoon Suk Yeol të martën, raporton agjencia “AP”. Vendimi u mor pas një nate të tensionuar ku trupat rrethuan Parlamentin dhe deputetët votuan për ta bllokuar gjendjen ushtarake.
Policia dhe ushtria janë parë të largohen nga Parlamenti pas votimit kundër vendimit të presidentit dhe vendimi i presidentit u shfuqizua zyrtarisht rreth orës 4:30 të mëngjesit të së mërkurës, me kohë lokale, pas mbledhjes së Qeverisë.
Presidenti Yoon kishte marrë vendim për ta shpallur gjendjen ushtarake në orët e vona të së martës me kohë lokale, duke thënë se do t’i eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa ai po lufton me opozitën që e kontrollon Parlamentin. Ai ka akuzuar opozitën se simpatizon Korenë e Veriut komuniste.
Afro tri orë më vonë, Parlamenti veproi dhe mori vendim për ta bllokuar gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake.
Kryetari i Parlamentit, Woo Won Shik tha se gjendja ushtarake “s’është valide” dhe se deputetët do ta mbrojnë demokracinë.
Në total gjendja ushtarake ishte në fuqi për afro gjashtë orë.
Woo përgëzoi trupat se sa shpejt u larguan nga Parlamenti pas votimit për shfuqizim.
Presidenti jugkorean u dorëzua më pas dhe gjendja e jashtëzakonshme ushtarake u shfuqizua nga kabineti qeveritar.
Sipas Kushtetutës së Koresë së Jugut, presidenti mund ta shpallë gjendjen ushtarake gjatë “kohës së luftës, situatave që i ngjasojnë luftës dhe emergjencave të ngjashme kombëtare” që kërkojnë përdorimin e forcave ushtarake për ta ruajtur paqen dhe rendin. Por, është e diskutueshme nëse Koreja e Jugut është në një gjendje të tillë.
Kur shpallet gjendja ushtarake, “masa të veçanta” mund të vendosen për ta kufizuar lirinë e mediave, lirinë e Parlamentit dhe liritë tjera, si dhe fuqinë e gjykatave.
Kushtetuta po ashtu cek se presidenti duhet të respektojë kur Kuvendi vendos për ta larguar gjendjen ushtarake me shumicë të votave.
Presidenti i Koresë së Jugut thotë se do të heqë gjendjen ushtarake
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka njoftuar se do të heqë gjendjen ushtarake që kishte vendosur vetëm disa orë më parë.
Deklarata e tij vjen vetëm pak pasi ligjvënësit votuan unanimisht për heqjen e dekretit të presidentit për ligjin ushtarak, me 190 vota pro.
SHBA-ja po ndjek me “shqetësim të madh” zhvillimet në Korenë e Jugut
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtrit, Vedant Patel, ka thënë se SHBA-ja është duke i ndjekur me “shqetësim të madh” zhvillimet në Korenë e Jugut.
"Ne po vazhdojmë të vëzhgojmë me shqetësim të madh dhe do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet në terren nga shumë afër”, ka thënë Patel, raporton BBC.
Patel është pyetur gjithashtu për vlerësimin e Yoon se ligji ushtarak është i nevojshëm për të mbrojtur vendin nga forcat pro Koresë së Veriut.
Ai ka deklaruar se ka një "një seri të gjatë veprimesh të pamatura" të kryera nga Koreja e Veriut, por nuk i takon SHBA-së që "të nxjerrë konkluzione të tilla" në lidhje me ngjarjet aktuale.
Ushtria jugkoreane thotë se gjendja e jashtëzakonshme ushtarake mbetet në fuqi
Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se do të mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme ushtarake derisa atë të mos e shfuqizojë presidenti Yoon Suk Yeol, raporton “BBC”.
Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për ta bllokuar fuqizimin e vendimit të presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake. Por, Ushtria ka thënë se mbetet te presidenti ta shfuqizojë gjendjen.
Pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që tentuan ta barrikadonin Parlamentin e Koresë së Jugut.
Parlamenti i Koresë së Jugut bllokon gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake
Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar për të sfiduar presidentin e vendit duke bllokuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake.
Rezoluta u miratua të martën me 190 vota pro.
Presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen ushtarake të martën vonë, duke u zotuar të eliminojë forcat "anti-shtetërore" ndërsa lufton kundër një opozite që kontrollon parlamentin e vendit dhe të cilën ai e akuzon se simpatizon Korenë e Veriut komuniste.
Lëvizja befasuese u kthye në një epokë të liderëve autoritarë që vendi nuk e ka parë që nga vitet 1980, dhe u denoncua menjëherë nga opozita dhe lideri i partisë konservatore të Yoon.
Kaos në Korenë e Jugut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake
Turma të mëdha janë mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, pasi presidenti i vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake.
Një numër i madh policësh po ruajnë portën e hyrjes në ndërtesë, e cila është e mbyllur, raporton BBC.
Pamjet e publikuara nga mediat në Korenë e Jugut tregojnë njerëzit që përpiqen të kalojnë me forcë përmes disa dyerve të Asamblesë.
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap ka raportuar se anëtarëve të asamblesë kombëtare u është ndaluar hyrja në ndërtesë, teksa ushtria e Koresë së Jugut thuhet se ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve parlamentare.
Kryetari i parlamentit është nisur drejt parlamentit dhe ka në plan të thërrasë një seancë, sipas transmetuesit lokal YTN TV.
VIDEO:
watching the citizens of South Korea revolt against martial law is so badass this woman is a legendpic.twitter.com/TZgUqtrhPt
🚨⚡️ BREAKING
🚨⚡️ A coup against power in South Korea and the army deploys heavy weapons in the center of the capital, Seoul.pic.twitter.com/ifJanKriK2
🇰🇷🚨‼️ SUMMARY OF THE CRAZY EVENTS IN SOUTH KOREA:
1) The president of South Korea expected an impeachment from the opposition.
2) To prevent that, he declared martial law banning all political activity!
3) The Korean army came and closed off the parliament to prevent MPs to… pic.twitter.com/Ez5UcQutFR