Muzeu i famshëm botëror i Luvrit në Paris është mbyllur pas një grabitjeje, ka bërë ministrja e Kulturës e Francës, Rachida Dati.
Incidenti ndodhi ndërsa muzeu u hap mëngjesin e së dielës, sipas ministres.
Ajo nuk ka thënë asnjë informacion se çfarë mund të jetë vjedhur.
Nuk raportohet për të lënduar dhe policia po heton në vendngjarje, ka shtuar ministrja.
Muzeu ka njoftuar në rrjetet sociale se do të jetë i mbyllur për pjesën tjetër të ditës, për "arsye të jashtëzakonshme".
Vidhen bizhuteri me vlerë të madhe në muzen e Luvrit në Paris
Hajdutët që kanë hyrë me forcë në muzeun e Luvrit në Paris përmes një dritareje raportohet se kanë vjedhur bizhuteri me "trashëgimi me paçmueshme" përpara se të arratiseshin me motoçikleta, ka njoftuar të të dielën ministria e Brendshme franceze.
"Hetimi ka filluar dhe po përpilohet një listë e detajuar e sendeve të vjedhura. Përtej vlerës së tyre të tregut, këto sende kanë trashëgimi të paçmueshme dhe vlerë historike", ka thënë ministria në një deklaratë, raporton Reuters.
Nuk është raportuar për të lënduar, as në publik, as në stafin e Luvrit apo në oficerët e zbatimit të ligjit, sipas ministrisë.
E Muzeu ka njoftuar në X se do të mbetej i mbyllur gjatë ditës së dielë për "arsye të jashtëzakonshme".