Botë

Mijëra persona protestojnë në Berlin kundër qeverisë në Iran

Berlin

Foto: Associated Press

Me mijëra persona protestuan nëpër rrugët e Berlinit kundër qeverisë në Iran.

Protesta përkoi me përvjetorin e Revolucionit të 1979-tës që e rrëzoi monarkinë iraniane.

Ajo u zhvillua në shenjë solidariteti me demonstratat e vazhdueshme në Iran, të cilat nisën në dhjetor shkaku i vështirësive ekonomike dhe më pas morën karakter politik.

Autoritetet iraniane i shtypur protestat me dhunë, në atë që cilësohet si goditja më e ashpër që nga Revolucioni Islamik i 1979-tës.

Sipas policisë në Berlin, rreth 8 mijë persona u mblodhën pranë Portës së Brandenburgut, ndërsa 20 mijë kanë regjistruar pjesëmarrjen.

Organizatorët thanë se numri i protestuesve ishte shumë më i lartë, duke përmendur shifrën 100 mijë.

Ata shtuan se mijëra persona nuk mundën të udhëtonin drejt Berlinit për shkak të anulimit të fluturimeve nga kushtet e motit.

Ngjarja u mbështet nga qindra organizata dhe figura politike evropiane, përfshirë sindikata, grupe të shoqërisë civile dhe mbi 300 shoqata iraniane që veprojnë në Evropë.