Një dron ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait të shtunën, duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm.
Sipas pamjeve të filmuara nga një dëshmitar dhe të verifikuara nga BBC, droni është rrëzuar brenda ose shumë pranë perimetrit të aeroportit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideoja tregon një shpërthim pranë një ndërtese të terminalit, ndërsa personi që filmon dëgjohet duke thënë “një dron tjetër”, pak çaste para se të dëgjohet një zhurmë fëshfëritëse që i ngjan tingullit të motorëve të dronëve.
Vendndodhja e saktë nuk është konfirmuar, por bazuar në pamje, besohet se shpërthimi ka ndodhur pranë hollit A të aeroportit.
VIDEO:
Watch the moment a drone struck Dubai International Airport’s runway, forcing the suspension of all flights on Saturday. pic.twitter.com/uU2msQeSX1
Pamjet janë filmuar nga një zonë industriale në jug të aeroportit dhe tregojnë se godtja duket të ketë ndodhur në veri të një linje treni dhe pranë një ndërtese të kompanisë Hertz. Në platformën pranë ndërtesës mund të shihen të paktën katër avionë të parkuar.
Qendra globale e transportit në Dubai njoftoi më herët gjatë mëngjesit se operacionet në aeroport ishin pezulluar përkohësisht. Më vonë, aeroporti bëri të ditur se fluturimet kanë rifilluar pjesërisht.
Ndërkohë, kompania ajrore Emirates fillimisht publikoi një njoftim për pezullimin e operacioneve, por ky postim u fshi më vonë dhe u zëvendësua me një tjetër ku thuhet se shërbimet kanë rifilluar.