Botë

Ngritja e së djathtës ekstreme në Poloni

Disa mbështetës që u intervistuan pas konventës theksuan se po votonin për partinë për politikat e saj ekonomike. Shumica nuk donin të jepnin mbiemrat e tyre. Një përfaqësues i shitjeve nga Poznan ka thënë se ai po i jepte votën Konfederatës sepse “një fuqi tjetër donte të na mbyste me vaksinime dhe bllokime” gjatë pandemisë COVID-19. “Konfederata ishte në anën tonë dhe ata luftuan për ne”, është shprehur Rafal Iks ndërsa po largohej nga kongresi. “Ne po luftojmë për ta sot”.

Partia e ekstremit të djathtë në Poloni, “Konfederata”, nisur konventën e saj elektorale sikur të ishte koncert roku, me një këngëtar mbi motoçikletë dhe me mjete piroteknike me flakë e xixëllonja.

Partia është rritur në popullaritet, sidomos mes të rinjve tashmë të ngopur me partitë politike që kanë dominuar në Poloni për pjesën më të madhe të epokës postkomuniste. Konventa e saj në Katowice të shtunën, e cilësuar si më e madhja para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit, kishte për qëllim energjizmin e më shumë votuesve dhe uljen e antisemitizmit dhe pikëpamjeve të tjera ekstreme midis disa prej anëtarëve të saj.

Mes tymit e zjarrit, liderët e Konfederatës folën për taksa më të ulëta, më pak rregulla dhe për një politikë të jashtme anti-Bashkim Evropian dhe anti – Ukrainë.

Konfederata ka nxehur estabilishmentin politik në Poloni, duke i prirë valës mbështetëse për partitë koservatore nacionaliste në të gjithë Evropën. Forca të ngjashme politike janë rritur në kundërshtim me emigracionin e përhapur në Evropë dhe zemërimin mbi izolimet e COVID-19 dhe detyrimet e vaksinave. Parti të tilla tani qeverisin në Itali, i përkasin qeverisë në Finlandë dhe mbështesin një qeveri të pakicës në Suedi.

Ndryshimi i marrëdhënieve

Partia polake, e cila fitoi afro 7% të votave katër vjet më parë, ishte votuar me rreth 15% në verë, duke krijuar mundësinë e një vendi të tretë pas partisë qeverisëse konservatore kombëtare Ligj dhe Drejtësi, e cila është kryesuesja në sondazhe dhe Koalicioni Qytetar i opozitës, i udhëhequr nga ish-kryeministri Donald Tusk, i cili është pas në vendin e dytë.

Kjo ka nxitur spekulime se mund të përfundonte si partner koalicioni në qeverinë e ardhshme me Ligjin dhe Drejtësinë. Një skenar i tillë mund të shtyjë BE-në dhe NATO-n edhe më tej drejt së djathtës politike dhe të dobësojë mbështetjen e Polonisë për aleancën perëndimore që mbron Ukrainën.

Tani për tani, drejtuesit e Konfederatës këmbëngulin se nuk kanë ndërmend të bashkohen me fuqitë e vendosura në tryezë.

“Ne do të shkojmë në këto zgjedhje për ta përmbysur tryezën ku janë ulur të gjithë politikanët”, ka theksuar Krzysztof Bosak, bashkë-drejtues i partisë, duke folur në konventën në Katowice ku partia prezantoi sloganin e saj të fushatës, “Ne mund të bëjmë gjithçka”.

Pavarësisht se çka ndodhë në ditën e zgjedhjeve, Konfederata tashmë ka ndryshuar marrëdhëniet me vendet evropiane dhe me Ukrainën fqinje, e cila po lufton përsëri për mbijetesën e saj kundër një pushtimi agresiv nga Rusia.

Numrat e anketave të partisë u rritën ndërsa liderët e saj dhanë mesazhin e tyre se Polonia, aleate kyç, nuk po merrte mirënjohjen që meritonte për dërgimin e armëve në Kiev dhe ndihmën e një numri të madh refugjatësh.

Ashtu si partitë e tjera evropiane të së djathtës ekstreme, Konfederata jo vetëm që kundërshton mandatet e vaksinave dhe migrimin masiv, por është gjithashtu armiqësore ndaj personave LGBTQ+ dhe skeptike ndaj ndryshimeve klimatike.

Por në Ukrainë, ajo duhej të vepronte me kujdes. Polonia kaloi më shumë se 40 vjet pas Perdes së Hekurt dhe kujtimet e dominimit rus ende kanë lënë gjurmë në kujtesë. Partia ka përdorur dhjetëra çështje për të siguruar përkrahjen për qëndrimet e veta. Drithërat ukrainase dhe produkte të tjera bujqësore kanë hyrë në tregjet polake, duke shkaktuar tepri dhe duke ulur çmimet për fermerët vendas.

Duke ndier se çka mund të ndodhte, qeveria e Polonisë forcoi linjën e saj. Ajo ka ndaluar importet e grurit ukrainas, duke zemërim te Kievi në Organizatën Botërore të Tregtisë. Marrëdhëniet ranë në pikën e tyre më të ulët që nga pushtimi i Rusisë.

Image

Tensionet me Ukrainën

Kryeministri Morawiecki sugjeroi javën e kaluar se ditët e dërgimit të armëve polake në Ukrainë mund të kenë përfunduar.

Udhëheqësit e Konfederatës janë të gëzuar – por numri i tyre i anketave ka rënë teksa qeveria iu afrua pozicionit të tyre.

“Miti i këtij partneriteti (polako-ukrainas) ... qëndron në gërmadha”, ka theksuar Bosak. “Është e qartë se Konfederata ishte e vetmja që lexoi drejt dinamikën e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Ukrainës, e cila bazohej në përfitimin e naivitetit polak”.

Partia, emri i plotë i së cilës është Konfederata, Liria dhe Pavarësia, është aleancë e nacionalistëve radikalë dhe libertarianëve të tregut të lirë e themeluar në vitin 2018.

Partia kritikon shpenzimet sociale dhe rregulloret e qeverisë, duke thënë se ato mbytin bizneset e vogla. Ajo kundërshton një pagesë mujore prej 500 zloty (116 dollarë) për familjet, pavarësisht nga të ardhurat e tyre, për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Gjatë fushatës, partia qeverisëse votoi për të rritur pagesën në 800 zloty (185 dollarë).

Konfederata argumenton se politika të tilla po kontribuojnë në inflacionin dyshifror. Ajo thotë se preferon uljen e taksave mbi dhënien e parave të gatshme, një qëndrim që u bën thirrje disa sipërmarrësve dhe të rriturve pa fëmijë që paguajnë në sistem, por nuk shohin kthimin e parave tek ata.

Ndërsa Konfederata thekson kredencialet e saj të tregut të lirë, shumë polakë mbeten të shqetësuar për deklaratat shqetësuese të disa prej anëtarëve të saj.

Një që vazhdon t'i ndjekë ata është një koment nga Slawomir Mentzen, një tjetër bashkëdrejtues i partisë. “Ne nuk duam hebrenj, homoseksualë, aborte, taksa apo Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai në vitin 2019, duke përshkruar mbështetësit e tij.

Mentzen, i cili drejton një fabrikë birre, u përball gjithashtu me akuza për racizëm në vitin 2021 duke prodhuar një birrë të quajtur “White IPA Matters”. Ai ka thënë se ishte thjesht një referencë humoristike për lëvizjen Black Lives Matter në Shtetet e Bashkuara.

“Polonia nuk ka të kaluar raciste apo koloniale. Ne nuk duhet t’i kërkojmë falje askujt për asgjë në lidhje me këtë,”, ka theksuar ai për AP-në në atë kohë.

Dhe partia numëron burra të tjerë të diskutueshëm në radhët e saj.

Njëri, 80-vjeçar, Janusz Korwin-Mikke, u pezullua si ligjvënës në Parlamentin Evropian për shkak të përshëndetjeve naziste gjatë seancave. Ai ka thënë se Polonia duhet të kishte bashkëpunuar me Adolf Hitlerin dhe përsëriti një pretendim të rremë se Hitleri nuk dinte për Holokaustin.

Ai ka vënë në dyshim nëse gratë duhet të kenë të drejtën e votës, duke pretenduar se ato janë “më pak inteligjente”. Dhe ai gjithashtu mbrojti presidentin rus, Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës.

Përkrahja për Rusinë

Një tjetër, Grzegorz Braun, ka pretenduar në mënyrë të rreme se ka një komplot për ta kthyer Poloninë në një “shtet hebre” dhe ka bërë thirrje që homoseksualiteti të kriminalizohet.

Duartrokitjet më të mëdha të shtunën ishin për ata dy burra.

Wojciech Przybylski, kryeredaktor i Visegrad Insight, revistë politikash e fokusuar në Evropën Qendrore, ka treguar se votuesit ekstremistë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë polake. Nëse Konfederata dëshiron të fitojë më shumë vota, ajo duhet të zhvendoset në qendrën politike, duke i dhënë “një fytyrë më të ndritshme nacionalizmit dhe politikave ekstremiste që përfaqëson”.

Partia po punon për ta përmirësuar imazhin e saj. Pjesëmarrësit që u regjistruan për kongresin e së shtunës u paralajmëruan se nëse nuk vinin me rroba elegante, nuk do të lejoheshin të hynin.

Mentzen dukej se u përpoq ta merrte kokën me këtë çështje dhe ta përdorte atë në avantazhin e partisë.

“Ne mund të jemi pak jokonvencionalë. Ne ndonjëherë kemi pikëpamje të diskutueshme ose deklarata të diskutueshme”, ka theksuar ai.

Disa mbështetës që u intervistuan pas konventës theksuan se po votonin për partinë për politikat e saj ekonomike. Shumica nuk donin të jepnin mbiemrat e tyre.

Një përfaqësues i shitjeve nga Poznan ka thënë se ai po i jepte votën Konfederatës sepse “një fuqi tjetër donte të na mbyste me vaksinime dhe bllokime” gjatë pandemisë COVID-19.

“Konfederata ishte në anën tonë dhe ata luftuan për ne”, është shprehur Rafal Iks ndërsa po largohej nga kongresi. “Ne po luftojmë për ta sot”.

 

Përktheu: Blerta Haxhiu