Papa Leoni XIV do të inaugurohet të dielën si Papë në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit. Shërbimi do të shënojë fillimin zyrtar të papatit të tij.
Leoni është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut, dhe një konklave dy-ditore në qytetin e Vatikanit, raporton BBC.
Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava.
Ai e ka përdorur shërbimin për të bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtonte mungesën e besimit dhe bëri thirrje për unitet të Kishës nga kardinalët e tij.
Leoni është Papa i 267-të dhe i pari që vjen nga SHBA-ja.
Papa Leoni XIV takohet me Zelenskyn, flasin për paqen në Ukrainë
Papa Leoni XIV është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas meshës së tij të inaugurimit të dielën.
Në një postim në Telegram pas takimit, Zelensky ka falënderuar udhëheqësin e ri katolik për "mbështetjen e tij për Ukrainën" dhe "zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme".
Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa përdori meshën e tij inauguruese për të theksuar shqetësimet për luftën në Ukrainë.
Papa është fotografuar duke shtrënguar duart me udhëheqësin ukrainas, i cili gjithashtu ka falënderuar Vatikanin për "gatishmërinë e tij për t'u bërë një platformë për negociatat e drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë".
Javën e kaluar, Papa Leoni ka ofruar Vatikanin si një vend për bisedimet e mundshme të paqes pasi presidenti rus, Vladimir Putin hodhi poshtë ofertën e Zelenskyt për t'u takuar ballë për ballë në Turqi për negociata.
Papa Leoni do të takohet me Zelenskyn pak pas inaugurimit të tij
Papa Leoni XIV do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar Vatikani pas meshës së tij të inaugurimit.
Udhëheqësi i ri katolik ka theksuar shqetësimet e tij për luftën në Ukrainë në lutjen e tij në fund të shërbesës, duke thënë se "Ukraina martire pret nga negociatat që një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme të ndodhë në fund", raporton BBC.
Papa ka folur para një turme të madhe në sheshin e Shën Pjetrit duke paralajmëruar kundër margjinalizimit të të varfërve dhe autokracisë.
Zelensky, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ishin ndër personalitetet e pranishme.
Ai ka përdorur meshën e tij për të kritikuar "urrejtjen, dhunën, paragjykimin, frikën nga dallimi, dhe një paradigmë ekonomike që shfrytëzon burimet e Tokës dhe margjinalizon më të varfërit".
Mijëra pelegrinë shikuan teksa Papa mori simbolet e detyrës, bekoi popullin dhe lëshoi një thirrje të fortë për unitet.