Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë shpërthime të mëdha në Dubai pas sulmit me raketa dhe dronë

Foto: AFP

Foto ilustrim: AFP

Të paktën pesë shpërthime të mëdha janë raportuar në Dubai të martën në mëngjes, kanë njoftuar autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Euronews” ka raportuar nga terreni se të paktën pesë shpërthime të mëdha kanë tronditur qytetin të martën në mëngjes nga një sulm iranian me raketa dhe dronë në qytet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk ka raportime për viktima e as për dëme, ndërsa banorët janë drejtuar nëpër strehimore nëntokësore.

Vendndodhja e saktë e goditjeve ende nuk dihet.

"Sistemi i mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe po angazhohet në mënyrë aktive me kërcënimet nga raketat", tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.