Botë

Presidenti i Iranit e pranon se shtypja e protestave shkaktoi “pikëllim të madh”

Massouf Pezeshkian

Foto: Associated Press

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka kërkuar falje kombit një muaj pasi mijëra njerëz u vranë gjatë një shtypjeje të përgjakshme të protestave mbarëkombëtare.

Ndonëse nuk po aludonte drejtpërdrejt në gjakderdhjen nga autoritetet, Pezeshkian e ka pranuar se shtypja që filloi seriozisht më 8 janar ka “shkaktuar pikëllim të madh”.

“Jemi të turpëruar para popullit”, ka thënë ai duke shtuar se “nuk kërkojmë përballje me popullin”.

Pezeshkian i ka bërë komentet gjatë një tubimi të mërkurën për të përkujtuar 47-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Mbështetësit e qeverisë valëvitën flamuj të Iranit dhe Hezbollahut dhe brohoritën "vdekje Amerikës" dhe "vdekje Izraelit" ndërsa ai fliste.

Shtypja e përgjakshme e protestave të cilat patën nisur më 28 dhjetor dhe vazhduan për disa javë edhe në janar, ka lënë të vdekur mijëra njerëz dhe të arrestuar dhjetëra mijëra të tjerë, sipas aktivistëve.