Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen janë takuar të enjten në Bruksel.
Ata gjithashtu kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ta zgjeruar bashkëpunimin në luftën kundër keqinformimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Memorandumi i mirëkuptimit që sapo nënshkruam është gjithashtu i rëndësishëm. Është një nismë që do t’i lejojë vendet tona që të punojnë më ngushtë me njëra tjetrën për të luftuar një nga sfidat e reja të kohës sonë, që është keqinformimi”, ka thënë Blinken.
“Memorandumi i referohet teknologjive të reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale. Inteligjenca Artificiale e bën më të lehtë prodhimin masiv të dezinformatave, por gjithashtu ofron mjete për të gjurmuar dezinformimin në mënyrë më efektive”, vuri në dukje Valtonen.