Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja sulmon Iranin për herë të dytë brenda tri ditësh

turqia

Avionët Eurofighter Typhoon

Ushtria amerikane ka kryer të enjten sulme të reja ndaj Iranit, duke synuar një bazë ushtarake në Bandar Abbas, një qytet strategjik portual.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka thënë se forcat e saj gjithashtu kanë rrëzuar katër dronë sulmues iranianë të cilët ishin në një drejtim "që përbënin kërcënim rreth Ngushticës së Hormuzit".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendi në Bandar Abbas u godit ndërsa Irani ishte gati të lëshonte një dron të pestë, sipas Centcom.

Mediat iraniane raportuan se shpërthime u dëgjuan në lindje të qytetit.

Sulmet vijnë mes një armëpushimi të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit dhe negociatave të zgjatura për t'i dhënë fund luftës tremujore që ka bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit dhe ka rritur çmimet globale të energjisë.

Është hera e dytë brenda tri ditësh që SHBA-ja sulmin objektiva në Iran, duke thënë se sulmet u kryen në vetëmbrojtje. Armiqësitë e ripërtërira kërcënojnë armëpushimin.

Centcom i përshkroi veprimet e saj si "të matura, thjesht mbrojtëse dhe të destinuara për të ruajtur armëpushimin".

Ajo ka konfirmuar një rund të mëparshëm sulmesh "vetëmbrojtëse" në Iranin jugor të hënën, në të cilat ata shënjestruan vendet e raketave iraniane dhe anijet që përpiqeshin të vendosnin mina në Ngushticë, ku mijëra anije cisternë komerciale janë bllokuar si rezultat i konfliktit.

Irani i ka dënuar sulmet si "një shkelje e rëndë e armëpushimit" dhe është zotuar se qeveria iraniane "nuk do të lërë asnjë akt armiqësie pa përgjigje".

E presidenti Donald Trump ka thënë të mërkurën në një takim të kabinetit të tij, se SHBA-të “nuk është e kënaqur” me negociatat që po zhvillohen me Iranin

SHBA-ja gjithashtu ka vendosur sanksione ndaj "Autoritetit të Ngushticës së Gjirit Persik" - organi iranian i ngarkuar me mbledhjen e pagesave nga anijet që udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Çdo anije që paguan autoritetin mund të "ekspozohet ndaj rrezikut të sanksioneve", ka thënë

Departamenti i Thesarit i SHBA-së në një deklaratë.

Një e pesta e gazit natyror të lëngshëm dhe naftës në botë kalon normalisht përmes kanalit të transportit detar, dhe mbyllja e tij ka ndikuar në tregtinë globale të karburantit.

Trumpi kërcënon me sulme edhe Omanin

17 min. më parë / 28 maj 2026 09:12
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hartuar një listë vendesh që ai ka kërcënuar t'i sulmojë, dhe në fakt i ka sulmuar.

Trumpi ka shtuar të mërkurën një hyrje të re në këtë listë, duke kërcënuar të godasë Omanin nëse ai përpiqet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit së bashku me Iranin.

"Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët, ose do të na duhet t'i hedhim në erë”, ka deklaruar Trumpi.

Ai ka nisur sulme në shtatë vende në mandatin e tij të dytë, Iran, Irak, Nigeri, Somali, Siri, Venezuelë dhe Jemen, pasi sulmoi edhe disa nga këto vende në mandatin e tij të parë, shkruan CNN. Kjo shifër nuk përfshin sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor.

Thesari amerikan ka shtuar në listën e sanksioneve të mërkurën organin e sapokrijuar nga Irani për të detyruar transportuesit të zbatojnë rregullat e tij rreth Ngushticës së Hormuzit.

Organi është quajtur “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”.

Në një deklaratë të mërkurën, Thesari ka thënë se krijimi i autoritetit ishte një përpjekje e re nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit për të "monetizuar fushatën e saj të terrorit të sponsorizuar nga shteti duke zhvatur anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit".

Irani thotë se ka shënjestruar një bazë ajrore amerikane

1 o. më parë / 28 maj 2026 07:55
Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Photo: Associated Press

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë të enjten se ka shënjestruar një bazë ajrore amerikane në orën 04:50 sipas orës lokale, pas një sulmi të hershëm të SHBA-së pranë aeroportit Bandar Abbas, ka raportuar agjencia e lajmeve Tasnim.

IRGC-ja nuk e ka përshkruar se ku ndodhet baza.

Garda ka paralajmëruar se çdo përsëritje e asaj që e ka quajtur agresion do të shkaktonte një përgjigje "më vendimtare" dhe ka shtuar se përgjegjësia për pasojat i takon "agresorit".