Numri i të vdekurve nga zjarri i madh në një lokal nate në Bangkok ka shkuar në 30, njoftuan autoritete.
Sipas tyre më shumë se 70 persona u plagosën, me 24 prej tyre ende në gjendje kritike.
Zjarri në barin Rong Beer Na Ladprao, më vdekjeprurësi i qytetit në 17 vjet, shpërtheu të dielën vonë. Zjarrfikësve iu desh gjysmë ore për ta vënë nën kontroll.
Lokali akomodonte deri në 600 klientë, ndërsa nuk ishte e qartë se sa ishin të pranishëm të dielën në mbrëmje.
Një hetim për shkakun e zjarrit dhe nëse lokali po ndiqte rregulloret e sigurisë është duke vazhduar. Shumica e njerëzve që u vranë u gjetën të bllokuar në tualet pa dritare ku mund të kenë kërkuar të shpëtonin nga flakët, tha policia.
Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, tha të martën se ka urdhëruar administratën e qytetit të kryejë një studim gjithëpërfshirës të institucioneve të tilla për të vlerësuar rreziqet. Qyteti gjithashtu do të përshpejtojë zbatimin e ligjeve ekzistuese për të përmirësuar standardet e sigurisë, tha ai.
-
Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë
-
Të paktën 26 të vdekur nga një zjarr në një klub nate në Indi
-
Hong Kongu arreston të tjerë për djegien e ndërtesave teksa numri i të vdekurve arrin në 151
-
Arrin në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, zyrtarët thonë se alarmet e zjarrit s’funksiononin
-
Arrin në 83 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong-Kong