Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se propozimi i fundit i Iranit për paqe është “totalisht i papranueshëm”.
“Unë vetëm sa kam lexuar përgjigjen nga të ashtuquajtur ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen – totalisht i papranueshëm”, ka shkruar Trump në “Truth Social”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani ka dërguar propozimin e fundit të dielën nëpërmjet ndërmjetësuesve të Pakistanit.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, ndërsa Irani u kundërpërgjigj duke goditur edhe shtetet fqinje.
Trumpi ka përsëritur kërcënimet për t’i rifilluar bombardimet në shkallë të plotë nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës dhe kufizimin e programit të tij bërthamor. Irani ka bllokuar këtë rrugë ujore strategjike për rrjedhën globale të naftës që nga fillimi i luftës, duke tronditur tregjet botërore.
Nga ana tjetër, SHBA-ja ka vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane. Të premten, SHBA-ja ka goditur dy cisterna iraniane të naftës për të cilat ka thënë se po përpiqeshin të thyenin bllokadën. Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka përsëritur paralajmërimin se çdo sulm ndaj cisternave iraniane ose anijeve tregtare do të përballet me një “sulm të rëndë” ndaj një baze amerikane në rajon dhe anijeve armike.
Një tjetër pikë e vështirë në negociata është fati i uraniumit shumë të pasuruar të Iranit. Agjencia bërthamore e OKB-së thotë se Irani ka më shumë se 440 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60% pastërti, vetëm një hap teknik larg nivelit të nevojshëm për armë bërthamore.