Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërcënon Italinë e Spanjën me tërheqje të trupave amerikane

tr

Foto: Associated Press

Italia dhe Spanja i janë bashkuar një liste që po rritet të shteteve të cilat presidenti amerikan Donald Trump po i kërcënon me tërheqje të trupave të SHBA-së si pjesë e rishqyrtimit në prezencës ushtarake amerikane në Evropë.

Duke iu përgjigjur një gazetari, Trumpi ka thënë se ai “me gjasë” do ta marrë në konsideratë një lëvizje të tillë, duke e lidhur me kritikat e dy shteteve ndaj fushatës së SHBA-së në Iran, raportoi Guardian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shiko, pse nuk duhet ta bëj? Italia nuk ka qenë ndihmë për ne dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, ka thënë ai.

Të dy shtetet kanë qenë shumë kritike për luftën e Trumpit në Lindjen e Mesme, me presidentin amerikan që vazhdimisht ka thumbuar liderët e tyre për refuzimin që t’i bashkoheshin luftës.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pati refuzuar përdorimin e bazës ajrore në Sicili nga aeroplanët ushtarakë amerikanë për luftën në Iran, derisa Trumpi pati thënë se asaj “i mungon guximi”. 

Ndërkohë, Pedro Sanchez i Spanjës ka qenë kritiku më i zëshëm evropian i luftës që nga fillimi, duke u përballur vazhdimisht me të gjitha reagimet dhe kërcënimet Trumpit në përgjigje, duke përfshirë atë për pezullim të anëtarësimit në NATO.