Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të publikojë një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës me Iranin, para të premtes, ka deklaruar zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, pasi presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja tashmë është nënshkruar.
Vance ka thënë se memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit është dokument rreth një faqe e gjysmë, derisa e ka përshkruar si “shumë të përgjithshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë të lartë amerikanë kanë nisur gjithashtu të japin disa detaje mbi marrëveshjen, duke bërë të ditur se Ngushtica e Hormuzit të rihapet të premten, në të njëjtën ditë kur marrëveshja do të nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.
E gjithë kjo po ndodh ndërsa Trumpi po merr pjesë në Samitin e G7 në Francë, i cili të martën do të zhvillojë një seancë të posaçme për Iranin me pjesëmarrjen e liderëve të Egjiptit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Të hënën, gjatë bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron, Trumpi se është “i lumtur që marrëveshje është nënshkruar plotësisht”, duke iu referuar marrëveshjes paraprake.
Zyrtarët amerikanë thanë se ajo ishte nënshkruar në mënyrë elektronike nga Trumpi, Vance dhe kryetarit i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Sipas zyrtarëve, bisedimet teknike mbi programin bërthamor të Iranit pritet të nisin këtë javë, ndërsa çdo lehtësim i sanksioneve ose lirimi i aseteve do të varet nga përmbushja e angazhimeve të Iranit sipas marrëveshjes.