Botë

Vdes vajza e tretë nga sulmi me thikë në Angli

Southport

Të martën ka vdekur vajza e tretë nga sulmi me thikë në Southport të Anglisë.

9-vjeçarja ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, ka raportuar BBC, derisa dy vajzat e tjera u vranë të hënën, në ditën kur ndodhi sulmi i një 17-vjeçari me thikë në një qendër vallëzimi.

Pesë fëmijë të tjerë dhe dy të rritur janë në gjendje kritike.

17-vjeçari nga Cardiffi (Uells) gjendet në paraburgim.

Familjarë të vajzave dhe qytetarë janë mbledhur pranë vendit ku ka ndodhur krimi dhe i kanë kujtuar viktimat.