Gjenerali amerikan për komandën evropiane, Christopher G. Cavoli, të martën ka deklaruar se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë gjatë 2022-s, vendet evropiane kanë blerë pajisje ushtarake në vlerë 265 miliardë dollarë, ka raportuar “The Guardian”.
Ai ka shtuar se që nga 2022-ta ka pasur rritje 600 për qind në porosi nga aleatët që donin pajisje amerikane, me vlerë 265 miliardë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si komandant i aleatëve, unë e inkurajoj atë. Dua më shumë aftësi dhe kapacitet... sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Cavoli.
Ai ka theksuar se blerja e pajisjeve amerikane është mënyra më e lehtë për të siguruar ndërveprueshmëri brenda aleancës.