Heroi i Italisë në Kupën e Botës 2006, Marco Materazzi, është mahnitur nga debutimi përrallor i Kepit të Gjelbër në Botëror. Materazzi e ka vlerësuar vendin afrikan si befasinë më të madhe të turneut.
Kepi i Gjelbër është grup ishujsh dhe prej vendeve më të vogla që është paraqitur ndonjëherë në Kupë të Botës. Dhe ka bërë shumë tifozë për vete me serinë e ndeshjeve pa humbje. Tri barazime i mundësuan Kepit të avanconte në fazën nokaut nga vendi i dytë në grup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fazën nokaut, Kepi i Gjelbër luan me Argjentinën e Lionel Messit.
“Kepi i Gjelbër është befasia më e madhe për momentin. Por tani duhet të luajë kundër kampionëve të botës, argjentinasve”, ka thënë Materazzi.
“Kepi i Gjelbër është autsajder. Por në 90 minuta futboll nuk e dini asnjëherë se çka mund të ndodhë”.
52-vjeçari Materazzi ka folur edhe për shkëlqimin e Messit që tashmë i ka gjashtë gola.
“Argjentina është shumë më e mirë se Kepi i Gjelbër dhe ka një prej lojtarëve më të mirë në histori. Më pëlqen Messi kur luan dhe mezi pres ta shoh në ndeshje. Të luash në moshën 39-vjeçare nuk është e lehtë dhe ai ende është njëri prej më të mirëve”, ka theksuar italiani i njohur.
Prania e Kepit të Gjelbër në fazën nokaut shërben edhe si përkujtues për mungesën e Italisë në Botëror.