Një stil më tolerant i referimit që u lejon arbitrave në Kupën e Botës t’i japin përparësi rrjedhës së lojës mbi kontaktet e vogla, është shfaqur si një nga tiparet përcaktuese të Kupës së Botës. Tashmë ka nisur faza e eliminimit direkt në Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë.
Gjyqtarët janë inkurajuar të shmangin fishkëllimat për ndërhyrje të lehta, duke ndihmuar në zvogëlimin e ndërprerjeve dhe rritjen e kohës së topit në lojë. Turneu tashmë është karakterizuar me shumë gola dhe intensitet të pamëshirshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët thonë se kjo qasje është kombinuar me shkëlqimin e lojtarëve më të fortë dhe më të shpejtë, për të “prodhuar” një Kupë të Botës më të shpejtë dhe më kërkuese në aspektin fizik.
Ndryshimet janë mirëpritur gjerësisht, por ekspertët paralajmërojnë se lojtarët që nuk janë plotësisht në formë, sidomos ata që kthehen nga lëndimet, mund të kenë vështirësi për t’u përballur me kërkesat e Botërorit.
“Distanca e përshkuar nga sportistët është e ngjashme, por ka shumë më tepër vrapim me shpejtësi të lartë, shumë më tepër vrapime sprint”, ka thënë Chris West, trajner i përgatitjes për futboll në Universitetin Connecticut.
Shumica e ekipeve tani i bëjnë presion kundërshtarëve jo vetëm të për të penguar ndërtimin e lojës, por edhe për të kthyer topin me shpejtësi, thotë West.
Si rezultat, vrapimi me shpejtësi të lartë që bëjnë lojtarët në sulm vazhdon kur humbet topi, pasi ata kërkojnë të rimarrin topin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Është bërë lojë me intensitet të lartë”, thotë West.
Dhe intensiteti thuajse i pamëshirshëm i lojës është ndihmuar edhe nga qasja e gjyqtarëve.
“Ka shumë ndërhyrje që gjyqtarët thjesht nuk i referojnë. Çdo gjë lejohet”, tha analisti televiziv brazilian, Ledio Carmona.
Ai lavdëroi gatishmërinë e arbitrave për të lënë lojën të rrjedhë. Udhëheqësi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina ka thënë se synohet të ketë më pak ndërprerje gjatë ndeshjeve dhe se “qëllimi është që loja të ketë rrjëdhë më të mirë”.
Dhe për këtë FIFA prezantoi modifikim të disa rregullave para Botërorit.
Një analizë nga NetSI Sport, tregoi se numri i faulleve për ndeshje në këtë Botëror ra në 24.3 nga 27.7 sa ishte në vitin 2022 dhe 29.3 në vitin 2018.
Ka rënë edhe numri i kartonave të verdhë, kurse ka pasur rritje të kartonave të kuq. Gola po shënohen si asnjëherë më parë në futbollin modern – 2.95 për ndeshje. Rekordi ishte në vitin 2014, kur u shënuan 2.83 për ndeshje.
“Gjyqtarët më të mirë lejojnë yjet të shkëlqejnë”, tha Mark Clattenburg, analist i referimit në Fox TV dhe ish-gjyqtar i Premier Leagues angleze.
Loja më e shpejtë dhe më fizike po teston gjithashtu limitin e trupit të lojtarëve.
Muskujt e hamstringut dhe pulpës po ekspozohen më shumë nga intensiteti në rritje. Dhe rreziku rritet për lojtarët që nuk janë plotësisht në formë.
Lojtarë të njohur po përballen me shqetësime fizike. Por shumica e lojtarëve yje po shkëlqejnë në këtë Botëror.