Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në një aksident trafiku një polic në Vërmicë

Policia

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të së hënës në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas raportit të Policisë ai është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte një shtetas i Shqipërisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Për vdekjen e pjesëtarit të Policisë kanë shkruar edhe familjarët.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri (vëllai) ynë Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.