Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tuchel zbulon “armikun” e Anglisë në Botëror

Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ka pranuar se skuadra e tij e Anglisë nuk është mësuar të luajë në kushtet atmosferike që pritet të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

“Kushtet nuk janë armiku ynë më i madh, por nuk janë në avantazhin tonë pas një sezoni të gjatë dhe shumë të vështirë për lojtarët tanë”, tha përzgjedhësi i Anglisë, Tuchel për “Sky” të hënën. “Nuk jemi mësuar të jemi në këtë lloj vape dhe lagështie, madje as në lartësi nëse luajmë në Meksikë. Do të ketë shumë sfida në këtë Kupë Bote. Njëra prej tyre është vapa, por jemi përgatitur tashmë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anglia në SHBA do t’i luajë dy miqësore para Botërorit. Më 6 qershor përballet me Zelandën e Re, kurse ndaj Kosta Rikës luan më 10 qershor.

Më 17 qershor përballet me Kroacinë në Botëror. Do të përballet po ashtu edhe ndaj Ganës dhe Panamasë.