Luftëtari shqiptar, Dennis Buzukja, do të ketë një sfidë të veçantë pas dy muajsh. Më 1 gusht në Beograd të Serbisë mbahet një mbrëmje e UFC-së, serisë më të madhe dhe më të famshme të Arteve Marciale të Përziera (MMA).
Dhe pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe Buzukja, kanë njoftuar të hënën faqe të shumta që shkruajnë për “Ultimate Fighting Championship” dhe MMA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBuzukja do të luftojë me Bogdan Grad, rumunin që e përfaqëson Austrinë.
Buzukja është i lindur në SHBA dhe përfaqëson SHBA-në. Por është shqiptar.
Në MMA, Buzukja ka bilanc prej 12 fitore e gjashtë humbje. Ndërkohë në UFC bilanci i tij është një fitore e katër humbje. Për të vazhduar të luftojë në UFC, Buzukja duhet të shënojë disa fitore të tjera, kështu që lufta e tij në kryeqendrën e Serbisë pritet të jetë shumë e rëndësishme.
Grad ka bilanc prej 15 fitore e katër humbje, por ka humbur dy luftërat e fundit.
Në vitin 2024 kishte bërë bujë momenti kur Buzukja kishte planifikuar të dilte në kafaz i mbështjellë me flamur shqiptar. Por kjo nuk iu lejua në momentet e fundit. Kjo kishte ndodhur në luftën që Buzukja e fitoi ndaj Connor Matthews.
“Jam i bekuar që përfaqësojë Shqipërinë dhe është çmenduri që pak para se të dilja në skenë erdhën dhe më thanë që nuk mund të mbaj flamurin sepse kishte zbukurime të arta mbi të”, kishte thënë Buzukja.
Ai kishte shprehur keqardhje që nuk ishte lejuar të dilte me flamur.
Tani Buzukja pritet të luftojë në Beograd, në mbrëmjen e parë të UFC-së në Serbi. Numri i shqiptarëve që kanë depërtuar në UFC nuk është i madh. Ilir Latifi mbetet ende luftëtari me karrierën më të mirë në këtë seri të njohur të arteve marciale të përziera.
Buzukja luftonë në kategorinë deri 66 kilogramë. Mediumet serbe po ashtu kanë shkruar për paraqitjen e luftëtarit shqiptar në Beograd.