Mesfushori Besfort Zeneli ka qenë shumë i lumtur me debutimin në Kupë të Botës, por tani ai kërkon edhe më shumë.
Zeneli u inkuadrua në minutën e 56-të në humbjen e thellë të Suedisë nga Holanda, 5:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është kënaqësi të debutosh në Botëror, por është zhgënjyes rezultati dhe humbja e thellë. U përfshiva në golin e parë dhe mendoj se të gjithë që u inkuadruam i dhamë energji lojës. Por, humbja më ka mbetur në kokë. Gjithmonë dua që të jem në fushë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi kërkoi që ta ngrinim kokën lartë dhe t’i shohim gjërat e mira që i kemi bërë”, ka deklaruar Zeneli për “Fotbollskanalen” të dielën.