Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer të shtunën mbrëma duke shënuar dy gola në fitoren e Al-Nassrit.
Al-Nassri në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit arab e mposhti thellë 4:0 në shtëpi Al-Hazemin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezi Ronaldo e hapi serinë e golave në minutën e 13-të. 40-vjeçari e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 79-të.
Dy golat e tjerë për Al-Nassrin i realizuan Kingsley Coman dhe Angelo.
Qendërsulmuesi Ronaldo tashmë ka 964 gola në karrierë. Ai po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave.
Al-Nassri ka 55 pikë dhe e zë vendin e parë. Al-Hazemi renditet në pozitën e 12-të me 24 pikë.
🟡🔵 𝑮𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑳
⏰ 13’ AL NASSR 1 x 0 AL HAZEM
⚽️ Cristiano Ronaldo
🅰️ Coman
ELE! ELE! ELE!
CRISTIANO RONALDO ABRE O PLACAR PARA O AL NASSR! pic.twitter.com/vpJhPG9RjJ— Central do Arabão (@centraldoarabao) February 21, 2026