Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Botërori “shumë i madh” që të shtyhet për më vonë

Foto ilustrim

Drejtori operativ i FIFA-s për Kupën e Botës ka thënë se turneu është “shumë i madh” për t’u shtyrë për shkak të trazirave globale të shkaktuara nga lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Botërori në SHBA, Meksikë e Kanada fillon më 11 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Heimo Schirgi ka thënë se FIFA vazhdon të përcjellë nga afër zhvillimet rreth kësaj lufte.

“Nëse do të kisha topin e kristaltë do t’u thosha tani se çka do të ndodhë, por qartë se situata po zhvillohet”, ka thënë Schirgi.

“Po ndryshon nga dita në ditë dhe ne po e monitorojmë nga afër. Po punojmë së bashku me gjithë partnerët tanë. Kupa e Botës është shumë e madhe dhe ne shpresojmë që të gjithë ata që janë kualifikuar do të marrin pjesë”.

Në Botëror marrin pjesë 48 përfaqësuese. 

Qytetarët nga katër prej këtyre vendeve e kanë të ndaluar hyrjen në SHBA, sipas vendimit të Donald Trumpit. Por është thënë se do të ketë përjashtime për lojtarët, zyrtarët e ekipeve dhe më të afërmit e tyre.