Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur

Malisheva

Klubi i futbollit Malisheva, ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kundër Vikingur Reykjavik. 

Ndeshja Malisheva – Vikingur zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon raundit të parë kualifikuese të Ligës së Konferencës. Ndeshja nis në ora 20:15, ndërsa do të transmetohet në KTV.

Biletat në lindje kushtojnë 3 euro, perëndim 5 euro, ndëra biletat VIP do të kushtojnë 10 euro. 

“Biletat për ndeshjen Malisheva - Vikingur Reykjavik do të dalin në shitje nga sot, prej orës 17:00. Biletat mund t’i merrni në lokalin Creative Graphics, në rrugën Rilindja Kombëtare, përballë pastiçerisë Pavarësia. Gjithashtu ditën e ndeshjes nga ora 13:00, biletat do të dalin në shitje edhe te stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në dy pika të shitjes”, shkruan në njoftimin e Malishevës.