Ndeshja e “Copa Sudamericana” në Buenos Aires u ndërpre pas dhunës së madhe në tribuna mes tifozëve.
Incidenti ka qenë shumë i rëndë, ndërsa një tifoz është në rrezik për jetën pasi ka rënë nga një kat i stadiumit.
Universidad de Chile ka thënë se 19 tifozë të skuadrës janë në spital, pas ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të mërkurën, ndaj skuadrës argjentinase Independiente.
Klubi shtoi po ashtu se 97 kilianë janë arrestuar, ndonëse mediat lokale kanë thënë se numri i të arrestuarve është mbi 300.
Dy tifozë janë qëlluar me thikë në “Estadio Libertadores de America”.
Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1:1.