Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, i është afruar edhe më shumë mbrojtjes së titullit të kampionit pas fitores 1:0 ndaj Prishtinës të mërkurën pasdite.
Golin që vendosi derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar, e realizoi sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit të Liridon Balajt në minutën e 83-të.
Me fitore, Drita është forcuar në pozitën e parë me 60 pikë.
Prishtina mbetet në vendin e katërt, katër pikë larg vendit të tretë të cilën e mban Malisheva me 49 pikë pas fitores 3:1 ndaj Gjilanit. Për Prishtinën ishte humbja e parë pas katër barazimeve rresht.
Pozita e tretë siguron edicionin e ardhshëm paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.