Armando Broja është sulmuesi më i ri i Burnleyt.
Burnley ka arritur marrëveshje me Chelsean për ta transferuar Brojën. Kështu ka shkruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Broja së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjeksore.
Burnley në edicionin 2025/26 do të bëjë gara në Premier League. 23-vjeçari me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
Me gjigantin anglez ka luajtur në 38 ndeshje duke kontribuar me tri gola dhe dy asistime.
Broja ishte i huazuar nga Chelsea tek Evertoni gjatë edicionit 2024/2025.
Në të kaluarën ka pasur periudha huazimi edhe te Vitesse, Southamptoni dhe Fulhami.