Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferizaj e mposht Prishtinën dhe e largon nga gara për titull

Ferizaj

Ferizaj ka shënuar fitore të vlefshme në garën për ekzistencë e në të njëjtën kohë e ka larguar shumë Prishtinën nga gara për titull të kampionit.

Të martën, Ferizaj fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizaj mbetet në vendin e tetë, por tani ka 29 pikë, sa edhe Llapi në vendin e shtatë. Pozita e tetë në fund dërgon në plejaut.

Prishtina mbetet e treta me 38 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita. Megjithatë dy skuadrat e para ndeshjet e xhiros së 25-të i luajnë të mërkurën.

Ade Oguns shënoi golin e parë për ferizajasit në minutën e 39-të. Ruben Silva Richards e realizoi golin e dytë në minutën e 63-të. Fare në fund, në minutën e 94-t, për 3:0 shënoi Jakup Berisha.

Prishtina në xhiron e kaluar luajti 1:1 me Prishtinën e Re në “Fadil Vokrri”, ndërsa 3:0 humbi në xhiron e 23-të, në udhëtim te Malisheva. Fitoren e fundit kampionale e ka shënuar më 15 shkurt, 4:1 ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 20-të. Ferizaj ka dy fitore rresht dhe vazhdon garën e fortë për mbetje në elitë.

Lexo përditësimet tjera
Superliga

Ferizaj “largon” Prishtinën nga gara për titull, Drenica fiton goleadën ndaj Malishevës