Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFerizaj e mposht Prishtinën dhe e largon nga gara për titull
Ferizaj ka shënuar fitore të vlefshme në garën për ekzistencë e në të njëjtën kohë e ka larguar shumë Prishtinën nga gara për titull të kampionit.
Të martën, Ferizaj fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj mbetet në vendin e tetë, por tani ka 29 pikë, sa edhe Llapi në vendin e shtatë. Pozita e tetë në fund dërgon në plejaut.
Prishtina mbetet e treta me 38 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita. Megjithatë dy skuadrat e para ndeshjet e xhiros së 25-të i luajnë të mërkurën.
Ade Oguns shënoi golin e parë për ferizajasit në minutën e 39-të. Ruben Silva Richards e realizoi golin e dytë në minutën e 63-të. Fare në fund, në minutën e 94-t, për 3:0 shënoi Jakup Berisha.
Prishtina në xhiron e kaluar luajti 1:1 me Prishtinën e Re në “Fadil Vokrri”, ndërsa 3:0 humbi në xhiron e 23-të, në udhëtim te Malisheva. Fitoren e fundit kampionale e ka shënuar më 15 shkurt, 4:1 ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 20-të. Ferizaj ka dy fitore rresht dhe vazhdon garën e fortë për mbetje në elitë.

Goli i tretë nga Ferizaj
Ferizaj po e mposht thellë Prishtinën.
Për 3:0 shënoi në minutën e katërt shtesë.
Drenica e fiton ndeshjen me shumë gola
Igball Jashari ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Drenicën drejt fitores së rëndësishme.
Të martën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica fitoi 4:2 ndaj Malishevës.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndonëse Jashari i shënoi dy gola, njërin prej tyre me devijim, ishte edhe portieri Kenan Haxhihamza që u dallua në fitoren e Drenicës. Ai bëri pritje të shumta vendimtare.
Kreshnik Uka e shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, ndërsa Andi Veliqi shënoi fare në fund.
Assane dhe Mevlan Zeka shënuan golat për Malishevën, për 1:1 dhe 3:2.
Me gjithë fitoren, Drenica mbetet e parafundit, por tani me 28 pikë. Malisheva i ka 37 pikë në pozitën e katërt.

Tjetër gol në Skënderaj
Drenica ka kaluar në epërsi 4:2 në ndeshjen ndaj Malishevës.
Reagon Malisheva, shënon për 3:2
Mevlan Zeka ka shënuar në minutën e 86-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2 në ndeshjen e Drenicës ndaj Malishevës.
S’ndalet Drenica, 3:1
Kreshnik Uka ka shënuar në minutën e 83-të për epërsinë 3:1 të Drenicës ndaj Malishevës.
Uka shënoi gol të bukur. Ai asistoi në golin e dytë.
Drenica sërish në epërsi
Drenica ka kaluar në epërsi 2:1 në ndeshjen ndaj Malishevës.
Igball Jashari realizoi në minutën e 80-të. Kreshnik Uka bëri asistimin.
Ferizaj shënon golin e dytë
Ferizaj po udhëheqë 2:0 ndaj Prishtinës.
Ruben Silva-Richards shënoi në minutën e 63-të.
Prishtina po pëson në Ferizaj
Prishtina është duke pësuar 1:0 në ndeshjen në udhëtim ndaj Ferizajt.
Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë. Goli i Ferizajt është konfirmuar nga VAR-i për më shumë se pesë minuta.
Rezultati baras pas pjesës së parë të ndeshjes në Skenderaj
Ka përfunduar me rezultatin 1:1 pjesa e parë e ndeshjes mes Drenicës dhe Malishevës.
Vendasit kaluan në epërsi 1:0, por vetëm pak minuta më pas mysafirët barazuan.
Dramë në Ferizaj, goli pranohet pas më shumë se 5 minutash shqyrtim në VAR
Janë dashur më shumë se pesë minuta që goli i Ferizajt të shqyrtohet nga VAR-i dhe që në fund të pranohej.
Loja ishte ndalur gjatë dhe arbitri në fushë kërkonte durim nga lojtarët.
Ferizaj në epërsi ndaj Prishtinës
Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës.
Për 1:0 realizoi Ade Oguns në minutën e 39-të.
Barazon Malisheva
Malisheva ka barazuar menjëherë në 1:1 në ndeshjen ndaj Drenicës në Skenderaj.
Assane shënoi në minutën e 39-të.
Drenica në epërsi ndaj Malishevës
Drenica ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Malishevës.
Në minutën e 36-të goditi Igball Jashari, kurse topi u dovijua me kokë nga Mevlan Zeka.