Futboll

Finlanda mbetet në garë për kualifikim në Botëror

Finlanda

Finlanda ka fituar të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit G kualifikues të Kupës së Botës. 

Në “Helsinki Olympic Stadium”, finlandezët fituan 2:1 ndaj Lituanisë. 

Me fitore, Finlanda mbetet në garë për avancim në Botërorin e vitit të ardhshëm. Pas gjashtë ndeshjeve ka dhjetë pikë në vendin e tretë. Lituania ka vetëm tri pikë dhe me këtë humbje ka humbur gjasat për vendin e dytë që dërgon në plejof. Deri në fund të këtij grupi kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur. 

Pjius Sirvys kaloi lituanët në epërsi në minutën e 25-të, ndërsa finlandezët golat e fitores i shënuan në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 48 dhe 55. 

Benjamin Kallman dhe Adam Markhiev ishin realizatorë.