Futboll

Gol e asistim nga Asani në Kore të Jugut

Jasir Asani

Jasir Asani vazhdon të paraqitet mirë në Kore të Jugut te skuadra Gwangju.

Të dielën Gwangju luajti 2:2 me Daejeonin, në xhiron e 20-të të elitës jug-koreane.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Asani, shënoi për 1:0 në minutën e 56-të dhe asistoi për 2:1 në minutën e 72-të.

Këtë edicion, Asani i ka pesë gola e një asistim në 17 paraqitje. Në dy ndeshjet e këtij muaji të Shqipërisë, Asani mbeti në stolin e rezervistëve.