Superylli francez, Kylian Mbappe, ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma për ta udhëhequr Real Madridin drejt fitores ndaj Olympiacosit në Greqi.
Në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions, Madridi fitoi 4:3 ndaj Olympiacosit.
Të gjithë katër golat i shënoi Mbappe. Ai e kompletoi “hat-trickun” për shtatë minuta, nga e 22-ta deri në të 29-tën. Tjetër gol francezi shënoi në minutën e 60-të.
Chiquinho në minutën e tetë, Mehdi Taremi në të 52-tën dhe Ayoub El Kaabi në minutën e 81-të i shënuan golat për skuadrën greke.
Për Real Madridin është fitorja e katërt. Me 12 pikë mban vendin e pestë në tabelë.
Mbappe shënon tjetër gol në Greqi
Kylian Mbappe e ka shënuar edhe golin e katërt personal në ndeshjen e Real Madridit në Greqi ndaj Olympiacosit.
Mbappe shënoi për 4:2 në minutën e 60-të, me asistim të Viniciusit.
Mbappe i pandalshëm, Madridi udhëheq bindshëm në Greqi
Kylian Mbappe ka shkëlqyer në pjesën e parë për Real Madridin në Greqi.
Sulmuesi francez shënoi tre gola për epërsinë 3:1 të Madridit ndaj Olympiacosit. Chiquinho kaloi në epërsi skuadrën greke në minutën e tetë. Mbappe barazoi në minutën e 22-të, shënoi për 2:1 në minutën e 24-t dhe për 3:1 në minutën e 29-të.
Vinicius, Arda Guler e Eduardo Camavinga asistuan për Mbappen.
Me rezultatin 3:1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes së Championsit.
“Hat-trick” i Mbappes brenda shtatë minutave