Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi befason për të keq në Champions, eliminohet nga Bodo/Glimti

Bodo - Inter

Foto: Associated Press

Në Serie A po marshon drejt titullit të kampionit, por në Champions është ndalur shumë herët.

Interi nuk ka avancuar përtej plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. Për më tepër gjigantin italian e eliminoi skuadra nga Norvegjia, Bodo/Glimt. Pas fitores 3:1 në Bodo javën e kaluar, nënkampioni norvegjez fitoi edhe të martën mbrëma në Milano, 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e parë nuk dha gola, ndonëse u dominua nga skuadra italiane.

Pas një gabimi të rëndë të Manuel Akanjit, Bodo/Glimti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 58-të. Realizator ishte Jens Petter Hauge. Ky gol trimëroi norvegjezët që në minutën e 72-të realizuan aksion të bukur që u konkretizua me gol nga Hakon Evjen.

E tëra që bëri Interi ishte të shënonte një gol. Alessandro Bastoni shënoi në minutën e 76-të, pas një tollovie në zonë.

Tani Interi mund të fokusohet plotësisht në garën për titull në Itali, ku ka dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë.


Interi drejt turpërimit, pëson edhe golin e dytë

Interi po pëson 2:0 nga Bodo/Glimti.

Hakon Evjen shënoi për skuadrën norvegjeze në minutën e 72-të.

Tashmë rezultati i përgjithshëm është 5:1 për Bodo/Glimtin.

 

Goli

 


Tjetër goditje për Interin, merr gol nga Bodo/Glimti

Interi është në prag të eliminimit në Champions.

Bodo/Glimti ka kaluar në epërsi 1:0 në minutën e 58-të.

Pas një gabimi të rëndë të Manuel Akanjit, Jens Hauge realizoi.

Goli


Interi dominon, por mbyll pjesën e parë pa shënuar gol

Interi dominoi, por pjesën e parë kundër Bodo/Glimtit e mbylli pa shënuar gol. 

Ndeshja kthyese e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve po luhet në Milano.

Ndeshjen e parë e fituan norvegjezët me rezultat 3:1.

Pa gola të shënuar përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Bayer Leverkusen – Olympiacos.

Newcastle i shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Qarabagut të Azerbajxhanit.

Sandro Tonali në minutën e katërt dhe Joelinton në minutën e gjashtë i shënuan golat për ekipin anglez.