Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane beson në kualifikim, thotë se “shpirti luftarak” i Bayernit do ta bëjë dallimin

Harry Kane

Harry Kane beson se shpirti luftarak i Bayerni Munchenit në humbjen emocionuese nga PSG-ja, 5:4, do të jetë vendimtar në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Bayerni e pret fituesin në fuqi të Championsit, të mërkurën e ardhshme.

Bavarezët dukeshin të dorëzuar kur francezët i shënuan dy gola në fillim të pjesës së dytë për epërsinë 5:2. Megjithatë kampioni gjerman u kthye me golat e Dayot Upamecanos dhe Luis Diazit për 5:4. Ky rezultat rrit ndjeshëm gjasat e Bayernit për avancim në finale të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kush do të shfrytëzojë rastet javën tjetër do të kalojë në finale”, ka thënë Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 17-të.

“Kishte shumë momente vendimtare dhe ndoshta do të jetë njëjtë javën e ardhshme. Duke luajtur në shtëpi dhe me tifozërinë në krah, shpresojmë se kjo mund të na shtyjë drejt finales. Kemi pasur momente ku kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët. Krenohemi që u kthyen në 5:4, sepse në udhëtim një rezultat 5:2 do ta bënte shumë të vështirë ndeshjen e kthimit. Por luftuam dhe u kthyem në lojë”, ka shtuar kapiteni anglez.

Kane u bë lojtari i parë anglez që realizoi në gjashtë ndeshje rresht në Champions. Ai i ka 13 gola në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Ndeshja do të mbahet mend si një klasike e futbollit. Është gjysmëfinalja me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve.

“Patëm momente ku mund të ishim më klinikë në pasimin e fundit ose në përfundim të aksionit”, tha Kane. “Kemi ndier se jemi bërë gjithnjë e më të mirë, veçanërisht derisa loja po zhvillohej dhe kundërshtari po lodhej. Thjesht tani duhet të luajmë me të njëjtin intensitet. Do të na duhet më shumë intensitet javën tjetër. Mendoj se i pamë dy ekipe të nivelit të lartë, veçanërisht në lojën sulmuese dhe në tranzicion, shpejtësi. Kishte intensitet në betejat një kundër një. Dy nga ekipet më të mira që luftuan fort”, ka theksuar Harry Kane.

Bayerni tashmë ka siguruar titullin e Gjermanisë, ndërsa është edhe në finale të Kupës gjermane.