Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi

KF Malisheva

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Malisheva, do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa  Ballkani i Suharekës kundër skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

Shorti u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 9 korrik. Ndeshjet e kthimit më 16 korrik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjet e para, Malisheva e Ballkani do t’i zhvillojnë në udhëtim.

Dukagjini, si fitues i Kupës do ta nis rrugëtimin e saj në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës, nga raundi i dytë kualifikues.

Kundërshtarin do ta mësojë të mërkurën.

Elbasani do të përballet me Bate Borisovin e Bjellorusisë

Shkëndija e Tetovës për kundërshtarë do ta ketë Europan e Gjibraltarit.

Deçiqi, klubi shqiptar i Malit të Zi, do të përballet me Liepajan e Letonisë.