Futboll

Muriqi me Mallorcan arrijnë fitoren e parë në La Liga

Mallorca

Pas katër humbjeve e dy barazimeve, Mallorca të shtunën ka arritur që ta shënojë fitoren e parë këtë edicion në La Liga.

Mallorca fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit spanjoll.

Sulmuesi japonez, Takuma Asano, e realizoi golin e vetëm të vendësve në minutën e 37-të.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti deri në minutën e 68-të.

31-vjeçari Muriqi është duke kaluar formë të mirë. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka katër gola të shënuar.

Mallorca ka pesë pikë në pjesën e poshtme të tabelës.

Alavesi e zë vendin e dhjetë me tri pikë më shumë.