Futboll

PSG-ja siguron fazën nokaut si e para e grupit B

PSG

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube. PSG-ja të hënën mposhti Seattle Soundersin me rezultat 2:0 dhe kalon tutje si e para e grupit B.

Ndeshja Seattle – PSG u zhvillua të hënën Seattle.

Parisi shënoi një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen e fundit me rezultat 2:0.

Golin e parë e shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 35-të, kurse Achraf Hakimi shënoi golin e dytë në minutën e 67-të.

PSG-ja dominoi plotësisht, duke pasur posedimin e topit 72 për qind. Pati shtatë gjuajtje në portë, kurse ekipi kundërshtar asnjë.