Ronaldinhos nuk i pëlqen t’i shikojë ndeshjet e futbollit.
Braziliani 45-vjeçar këtë koment e ka dhënë pas ndeshjes ndërmjet legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit në Los Angeles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i konsideron ndeshjet e futbollit shumë të gjata.
“Nuk më pëlqen të shikoj ndeshje futbolli. Më pëlqen të shikoj vetëm momentet kryesore. 90 minuta është shumë gjatë. Përveç nëse është finale ose një derbi apo diçka e ngjashme. Nëse nuk është një nga ato ndeshje, nuk më pëlqen”, ka thënë Ronaldinho, shkruan “Marca”. “Bëhem nervoz. E shoh dhe mendoj – si mund të mos e bënte ai djalë atë pasim. Kjo është pika ku mërzitem”.
Ronaldinho vlerësohet prej më të mirëve në botë. Ai është cilësuar i shkëlqyeshëm dhe teknikisht i pakrahasueshëm. Ai vazhdon të kënaqet duke luajtur vetë. Ish-ylli i Barcelonës merr pjesë rregullisht në ndeshje bamirëse dhe ndeshje miqësore.