Futboll

Sahiti asiston, Hamburgu kthehet në Bundesligë

Emir Sahiti

Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti, me Hamburgun e kanë siguruar inkuadrimin në Bundesligë. Hamburgu të shtunën mbrëma fitoi 6:1 ndaj Ulmit në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. 

Hamburgu me këtë fitore edhe zyrtarisht e ka siguruar inkuadrimin, pas shtatë edicionesh në Bundesliga 2.

Një xhiro para fundit, Hamburgu është lider me 59 pikë. Një pikë më pak e ka Kolni në vendin e dytë. 

Elversbergu ka 55 pikë në vendin e tretë. 55 pikë i ka edhe Paderborni në vendin e katërt.

Dy skuadrat e para në fund të edicionit kalojnë në Bundesligë, derisa e treta luan në plejaut. 

Sahiti e regjistroi një asistim në fitoren e thellë të Hamburgut. Ai asistoi te goli për 2:1 që e realizoi Ransford Konigsdorffer në minutën e 42-të. Sahiti luajti vetëm në pjesën e parë. 

26-vjeçari Sahiti në 22 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.